Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) ka dhënë përditësimin më të fundit mbi luftën në Ukrainë.
Përparimi i Ukrainës në jug mbetet “relativisht statik”, thotë Ministria e Mbrojtjes, midis dy linjave kryesore të “pozicioneve mbrojtëse të përgatitura mirë” të Rusisë.
Ndërkohë, sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë në qytetin e Donbasit, Avdiivka, “ka hasur në mbrojtjen e fortë ukrainase”.
Ai thotë se të dyja palët kanë mbrojtje ajrore të mirë, të cilat po i pengojnë aeroplanët luftarakë të ofrojnë mbështetje efektive ajrore për sulmet.
Ai gjithashtu thotë se madhësia gjeografike e konfliktit ka ndikuar më tej në ofensivë, raporton skynews.
Të dyja palët kanë luftuar për të bërë një përparim, ndërsa shumica e trupave të tyre nevojiten për të mbajtur linjën e kontaktit 1200 km. /Telegrafi/
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 03 November 2023.
Find out more about Defence Intelligence's use of language: https://t.co/tkqrs5h78q
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/97t9scVat6
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) November 3, 2023