Dronët ukrainas kanë fluturuar mbi Osetinë e Veriut për herë të parë gjatë luftës.
Distanca është rreth një mijë kilometra larg kufirit ukrainas, gjegjësisht brenda territorit rus, raporton reuters.
Bombarduesit rusë me rreze të gjatë po përdorin këtë fushë ajrore, por duket se ata nuk kanë ngritur ndonjë mbrojtje ajrore serioze për ta mbajtur të sigurt atë.
Ukrainian drones have flown over North Ossetia for the first time during the war. The distance is about a thousand kilometers
The head of the region, Sergei Menyailo, said that 3 drones allegedly managed to shoot down, and there were no casualties or damage. The target was an… pic.twitter.com/ok0m4wgR0h
— NEXTA (@nexta_tv) June 8, 2024
Në fakt, objektivi ishte një fushë ajrore me aviacion strategjik në Mozdok.
Kreu i rajonit, Sergei Menyailo, tha se janë rrëzuar tre dronë ukrainas, por paraqiti asnjë dëshmi rreth ‘suksesit të forcave ruse’.
Ndryshe, SHBA-ja dhe disa vende evropiane i kanë dhënë dritën jeshile forcave ukrainase të kryejnë sulme brenda territoreve ruse, por objektivat të jenë ushtarake dhe jo civile. /Telegrafi/