Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se po shtron kërkesën për anëtarësim të shpejtë në NATO.
“Ne kemi vërtetuar tashmë përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës. Ne po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, ka thënë Zelensky.
Një video e deklaratës së Zelenskyt është postuar edhe nga presidenca ukrainase në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Rusia ka pretenduar se ambiciet e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ishin pjesë e arsyetimit të saj për pushtimin.
Përpara pushtimit, Rusia i kishte kërkuar Ukrainës të nënshkruante garanci ligjore detyruese se nuk do të anëtarësohej në NATO.
Por Kievi dhe Perëndimi thanë se ky ishte një pretekst për një pushtim të para-planifikuar. /Telegrafi/