Automjetet ushtarake të Ukrainës hyjnë në Kiev për të mbrojtur qytetin.
Automjetet ushtarake ukrainase po hyjnë në Kiev për ta mbrojtur atë nga afrimi i trupave ruse, thotë Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha më herët se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”, raporton bbc.
Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e koktejve molotovi dhe marrjen e armëve.
Mbi 18 mijë trupa të rezervistëve janë armatosur gjatë ditës së sotme në rajonin e kryeqytetit ukrainas.
Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë pohuar se deri më tani mbi njëmijë ushtarë rusë dhe personel të tyre janë vrarë gjatë agresionit ushtarak në Ukrainë. /Telegrafi/