Ukraina nuk do të pajtohet me lëshime territoriale për hir të përfundimit të luftës me Rusinë.
Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur në Francë.
“A mund të shuhet kjo luftë në linjat që ekzistojnë tani? Jo. Nëse dikush përpiqet të tërheqë linja të përkohshme, kjo do të japë vetëm pauzë përpara një lufte të re …”, pohoi ai.
Ukraine will not agree to territorial concessions for the sake of ending the war – Zelenskyy
“Can this war be extinguished on the lines that exist now? No <…> If someone tries to draw temporary lines on his own, it will only give pause before a new war …” – said the… pic.twitter.com/wSSlPFmeqN
— NEXTA (@nexta_tv) June 7, 2024
Lideri ukrainas gjithashtu ka falënderuar shtetin francez për mbështetjen teksa iu drejtua Asamblesë Kombëtare franceze.
Bëhet e ditur se fjalimi i presidentit ukrainas ishte pjesë e një vizite zyrtare në Francë pas përkujtimeve të 80 vjetorit të ditës D.
Ndryshe, presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se forcat ukrainase do t’i furnizojë me aeroplanë luftarakë Mirage. /Telegrafi/