Pamjet që thuhet se janë xhiruar përpara kundërofensivës të befasishme në Kharkiv tregojnë një numër të madh trupash që këndojnë himnin kombëtar të Ukrainës.
“Ukraina nuk ka vdekur ende, as lavdia dhe liria e saj”, janë disa prej vargjeve të himnit që kënduan ushtarët ukrainas.
??One of the most powerful performances of the Ukrainian National Anthem
The anthem of #Ukraine sounds even more touching when it is performed by those who today are fearlessly fighting with the invaders. pic.twitter.com/WGjn0Fu6O0
— NEXTA (@nexta_tv) September 9, 2022
Ditët e fundit, ushtria ukrainase në lindje të këtij vendi bëri një sërë suksesesh në kundërofensivë, e cila u nis me qëllim të çlirimit të pjesëve nën kontrollin e ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.
Në vetëm pak ditë, Balaklia, Kupyansk dhe Izyum ranë njëri pas tjetrit, dhe raportet thonë se trupat ukrainase janë afër çlirimit të plotë të Limanit, gjë që, nëse rezulton e vërtetë, do të përfaqësojë një sukses të madh për ushtrinë ukrainase në avancimin e saj të mëtejshëm. /Telegrafi/