Ukraina ka publikuar të dhënat më të fundit sa i përket humbjeve, që ia ka shkaktuar armikut si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
Kievi pretendon se 20.300 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit, ndërsa 2.002 mjete të blinduara ruse janë shkatërruar.
Edhe mjete tjera ushtarake janë shkatërruar siç janë 146 helikopterë dhe 773 tanke, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq muajin e kaluar Rusia pretendonte se vetëm 1.351 ushtarë i janë vrarë në luftën në Ukrainë.
Megjithatë, NATO ka vlerësuar se deri më 24 mars, janë vrarë 15 ushtarë rusë në Ukrainë. /Telegrafi/
Information on Russian invasion
Losses of the Russian armed forces in Ukraine, April 17 pic.twitter.com/fJsr11Dj2T
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) April 17, 2022