Site icon Telegrafi

Ukraina nis ofensivën e re në rajonin Kursk të Rusisë

Ukraina nisi atë që mediat ruse e quajnë “kundërsulm” në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë të dielën.

Një gjë e tillë është cituar nga mediat shtetërore ruse duke u bazuar në deklaratat e ministrisë ruse të mbrojtjes.

Në anën tjetër, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha se “kishte një lajm të mirë nga Rajoni i Kurskut” dhe se Rusia “po merr atë që meriton”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se trupat ukrainase depërtuan përtej kufirit në Kursk në një inkursion të papritur më 6 gusht dhe për pesë muajt e fundit i kanë rezistuar përpjekjeve ruse për t’i dëbuar.

Trupat e Moskës zmbrapsën dy kundërsulme ukrainase atje të dielën, cituan agjencitë e lajmeve të ketë thënë ministria e mbrojtjes.

Mediat perëndimore, megjithatë theksojnë se nuk kanë mundur të verifikojnë këto deklarime.

Lajmi vjen pasi Rusia u zotua të shtunën të hakmerret pasi akuzoi Ukrainën për gjuajtjen e raketave ATACMS të furnizuara nga SHBA në rajonin kufitar të Belgorodit një ditë më parë.

Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden autorizoi Kievin të përdorë armët me rreze të gjatë kundër Rusisë vitin e kaluar, një veprim që Moska e denoncoi si një përshkallëzim të rëndë të konfliktit gati tre-vjeçar.

“Më 3 janar, u bë një përpjekje nga territori ukrainas për të nisur një sulm raketor kundër rajonit të Belgorodit duke përdorur raketa operative-taktike ATACMS të prodhuara nga SHBA”, tha Ministria e Mbrojtjes ruse.

“Këto veprime nga regjimi i Kievit, i cili mbështetet nga akterë perëndimorë, do të përballen me hakmarrje”, shtoi ai, duke thënë se të gjitha raketat u rrëzuan. /Telegrafi/

Exit mobile version