Telegrafi

Ukraina ndalon me ligj partitë politike pro-ruse

Ukraina miraton ligjin që ndalon aktivitetet e partive politike pro-ruse.

Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, ka miratuar një ligj që u ndalon partive politike justifikimin, njohjen ose mohimin e agresionit të armatosur rusë në Ukrainë.

Ligji do të ndalojë gjithashtu partitë që lavdërojnë ose justifikojnë veprimet e atyre që kryejnë agresion të armatosur kundër Ukrainës, raporton theguardian.

Kryetarja e partisë politike, “Shërbëtor i Popullit”, Olena Shuliak, pohoi se “më në fund, ne do të ndalojmë së toleruari politikën ‘paqe me rusët’, e cila po sjell vetëm shkatërrim në Ukrainë”.

Ndryshe, raportohet se vendimi u mbështet prej 330 votave të deputetëve. /Telegrafi/