Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), forcat e Kievit mund të kenë ndalur përkohësisht kundërsulmin e tyre për të rivlerësuar taktikat e tyre për operacionet e ardhshme.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Koloneli i Qendrës së Inteligjencës të Forcave të Mbrojtjes Estoneze, Margo Grosberg, tha më 16 qershor në vlerësimin e tij se “ne nuk do të shohim një ofensivë gjatë shtatë ditëve të ardhshme”.
Wall Street Journal raportoi në mënyrë të ngjashme më 17 qershor se forcat ukrainase “kanë ndaluar kryesisht përparimet e tyre ditët e fundit” ndërsa komanda në Kiev rishqyrton taktikat.
Ndërsa ISW thotë në përditësimin e saj të fundit mbi luftën se këto raporte janë në përputhje me vëzhgimet e tyre të fundit të shkallës dhe qasjes së kundërsulmeve të lokalizuara të Ukrainës në pjesët jugore dhe lindore të vendit.
Ai shton se Ukraina nuk ka angazhuar ende shumicën e forcave të saj të disponueshme në operacionet kundërofensive dhe nuk duket se ende ka nisur përpjekjet e saj kryesore.
Pauzat operacionale janë një tipar i zakonshëm i sipërmarrjeve të mëdha sulmuese dhe kjo pauzë nuk nënkupton fundin e kundërofensive të Ukrainës, është thënë më tej. /Telegrafi/