Presidenti i SHBA, Donald Trump ka hedhur idenë se Ukraina “mund të bëhet ruse një ditë”, ndërsa zëvendëspresidenti i tij JD Vance po përgatitet për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më vonë këtë javë.
Duke nxitur për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare me Rusinë, Trump diskutoi konfliktin në një intervistë me Fox News që u transmetua të hënën, transmeton Telegrafi.
“Ata mund të bëjnë një marrëveshje, ata mund të mos bëjnë një marrëveshje. Ata mund të jenë rusë një ditë, ose mund të mos jenë rusë një ditë”, tha ai.
Trump theksoi gjithashtu foli për kthimin e investimeve të SHBA për Ukrainën, duke sugjeruar një tregti për burimet natyrore të Kievit, siç janë mineralet e rralla.
“Ne do t’i kemi të gjitha këto para atje dhe unë them se i dua ato. Dhe unë u thashë atyre se dua ekuivalentin, si 500 miliardë dollarë tokë të rrallë”, tha Trump.
“Dhe ata në thelb kanë rënë dakord ta bëjnë këtë, kështu që të paktën ne nuk ndihemi budallenj”, shtoi presidenti amerikan.
Trump gjithashtu konfirmoi të hënën se së shpejti do të dërgojë në Ukrainë të dërguarin e tij të posaçëm Keith Kellogg, i cili ka për detyrë të hartojë një propozim për ndalimin e luftimeve.
Trump po bën presion për një përfundim të shpejtë të konfliktit, ndërsa Zelensky po bën thirrje për garanci sigurie nga Uashingtoni si pjesë e çdo marrëveshjeje me Rusinë.
Kievi ka frikë se çdo zgjidhje që nuk përfshin angazhime të forta ushtarake – si anëtarësimi në NATO ose vendosja e trupave paqeruajtëse – thjesht do t’i lejojë Kremlinit kohë të rigrupohet dhe të riarmatoset për një sulm të ri. /Telegrafi/
Trump said Ukraine “some day” could become part of Russia—no, this is not a joke
In an interview with Fox News, U.S. President Donald Trump suggested that Ukraine might one day end up as part of Russia. Because of this, he argued, Kyiv must guarantee the security of American… pic.twitter.com/CU4hNqcbBS
— NEXTA (@nexta_tv) February 11, 2025