Telegrafi

Ukraina mohon rrëzimin e katër aeroplanëve nga forcat ruse

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë mohuar raportimet e mediave ruse, se forcat e Kremlinit kanë rrëzuar katër aeroplanë ushtarakë të Ukrainës.

Gjatë ditës ministria ruse e Mbrojtjes, pati njoftuar së bashku me mediat e atjeshme që kontrollohen nga Kremlini, se forcat ruse kanë shkatërruar aeroplanët Su-25 dhe Su-24, të dy modele që janë nga koha e Bashkimit Sovjetik dhe përdoreshin nga forcat ukrainase.

Madje pretendonin se rrëzimi i tyre ka ndodhur në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës, së bashku me disa tjerë Su-25 dhe Mig-29 në rajonin Mykolaiv në jug të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Por zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat, ka mohuar kategorikisht pretendimet e Moskës, duke thënë se bëhet fjalë për propagandën ruse dhe asgjë në këtë tregim nuk ka të vërtetë.

Sipas Ihnat, është duke ndodhur e kundërta, ku forcat ruse janë duke pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makinerinë luftarake. /Telegrafi/