Ukraina ka mohuar përfshirjen në një sulm të supozuar me dron në Kremlin, për të cilin Rusia pretendon se ishte një përpjekje për të vrarë Vladimir Putinin.
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak tha se Kievi nuk ka asnjë lidhje me sulmin dhe një veprim i tillë nuk do t’i sillte përfitime në fushën e betejës.
Do të shërbente vetëm për të provokuar më tej Rusinë, tha ai.
Pretendimi i Moskës se Ukraina qëndron pas sulmit mund të tregojë se Rusia po planifikon një sulm terrorist kundër Ukrainës, pohoi zyrtari.
As for the drones over the Kremlin. It’s all predictable… Russia is clearly preparing a large-scale terrorist attack. That's why it first detains a large allegedly subversive group in Crimea. And then it demonstrates "drones over the Kremlin". First of all, Ukraine wages an…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) May 3, 2023
Në një mesazh në Twitter, Podolyak tha se shfaqja e dronëve në territorin e Kremlinit, “mund të dëshmojë vetëm aktivitetet guerile të forcave lokale të rezistencës”.
“Humbja e kontrollit të pushtetit mbi vendin nga klani i Putinit është e dukshme”, thotë ai.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet kur një dron shpërthen në çati të një ndërtese qeveritare të Kremilinit, por që video nuk dihet nëse është e vërtetë. /Telegrafi/