Ukraina ka mohuar pretendimet e bëra nga Rusia se forcat ruse vranë pesë “diversantë” ukrainas të cilët dyshohet se kaluan kufirin për të organizuar një sulm.
Është ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ai që ka mohuar një sërë pretendimesh të lëshuara nga zyrtarët rusë gjatë një dite të tensionuar që ka rritur frikën se Kremlini po i hap rrugën një pushtimi të Ukrainës.
Zyrtarët rusë kishin thënë më herët se një predhë ukrainase kishte shkatërruar një objekt kufitar të përdorur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB).
No, Ukraine did NOT:
❌Attack Donetsk or Luhansk
❌Send saboteurs or APCs over the Russian border
❌Shell Russian territory
❌Shell Russian border crossing
❌Conduct acts of sabotageUkraine also does NOT plan any such actions.
Russia, stop your fake-producing factory now.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 21, 2022
Dhe reagimi i Kuleba është ky: “Jo, Ukraina nuk i bëri këto: (nuk) sulmoi Donetsk ose Lugansk, (nuk) dërgoi diversantë ose APC [transportues të blinduar] mbi kufirin rus, (nuk) bombardoi territorin rus, (nuk) bombardoi pikën kufitare ruse, (nuk) kreu akte sabotimi”.
“Ukraina gjithashtu nuk planifikon ndonjë veprim të tillë. Rusi, ndaloje fabrikën tënde të prodhimit të lajmeve të rreme tani”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/