Shërbimet e sigurisë të Ukrainës (SBU) ishin përgjegjëse për vrasjen e gjeneralit rus Igor Kirillov, ka thënë një burim për agjencinë Reuters.
Megjithatë, Sky News shkruan se nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Burimi tha se Kievi e konsideron Kirillovin si një kriminel lufte dhe një “shënjestër absolutisht legjitim”, përcjell Telegrafi.
Burimi e akuzoi atë se kishte urdhëruar përdorimin e armëve kimike të ndaluara kundër forcave ukrainase në luftë.
Në anën tjetër, një zyrtar rus thotë se askush nuk dyshon se vrasja e Igor Kirillov është kryer nga shërbimet speciale të Ukrainës (SBU).
“Ata janë krenarë për këtë dhe ajo që është më e tmerrshmja është se ata inkurajojnë terrorizmin në Perëndim”, ka thënë Alexei Zhuravlev, nënkryetari i parë i komitetit të mbrojtjes të Dumës së Shtetit.
Ndërsa zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë thotë se Ukraina do të përballet me “hakmarrje” për vrasjen e Igor Kirillov.
Dmitry Medvedev, një aleat kryesor i Vladimir Putin, i tha RIA Novosti: “Udhëheqja ushtarako-politike e regjimit të Kievit do të përballet me një ndëshkim të pashmangshëm për vrasjen e Kirillov”.
⚡️ JUST IN: The moment of the explosion that killed General Kirillov and his driver this morning in Moscow
The explosives were placed in an electric scooter parked near the door.
At least 10 apartments were damaged by the explosion: windows, loggias and balconies were hit. The… pic.twitter.com/efptFrXfr8
— NEXTA (@nexta_tv) December 17, 2024
Ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentin e shpërthimit që vrau Igor Kirillov.
“Momenti i shpërthimit që vrau gjeneralin Kirillov dhe shoferin e tij mëngjesin e sotëm në Moskë. Eksplozivi u vendos në një skuter elektrik të parkuar pranë derës. Të paktën 10 apartamente u dëmtuan nga shpërthimi: u goditën dritare, lozha dhe ballkone. Shpërthimi ishte aq i fortë sa muret e ndërtesës u drodhën, raportojnë mediat ruse”, thuhet në përshkrimin e videos. /Telegrafi/