Telegrafi

Ukraina mbyll linjën e energjisë elektrike për Çernobilin

Ministria e Energjisë e Ukrainës ka mbyllur një linjë kyçe të energjisë që furnizon termocentralin bërthamor të Çernobilit sepse një pjesë e saj është dëmtuar.

Në përditësimin e fundit, ministria thotë se dëmi është gjetur në pjesën e Bjellorusisë. Por, ata nuk thanë se ku ishte regjistruar saktësisht, apo sa i madh ishte dëmi.

Nuk kishte gjithashtu detaje nëse apo kur do të rinis punën linja, raporton skynews.

Fabrika e Çernobilit është afër territorit të Bjellorusisë – kufiri është vetëm 18 kilometra larg. Një pjesë e zonës së ndaluar, e cila u krijua pas fatkeqësisë së vitit 1986, ndodhet brenda Bjellorusisë.

Ministria e Energjisë thotë se nivelet e ujit në Çernobil, të cilat nevojiten për ftohjen e stacionit dhe mbajtjen e sigurt, mbeten mjaft të larta për të përmbushur nevojat e tij.

Ministria ka dhënë gjithashtu disa informacione mbi përçarjen e shkaktuar nga sulmet e Rusisë gjatë natës në zonat në të gjithë Ukrainën.

Sulmet në Lviv kanë lënë pa energji elektrike rreth 290 mijë njerëz. Një nënstacion i vogël energjie në rajonin qendror të Ivano-Frankivsk është mbyllur gjithashtu për shkak të dëmtimit të pajisjeve. /Telegrafi/