Site icon Telegrafi

Ukraina lidhet me rrjetin kryesor evropian të energjisë elektrike

Ukraina tani është e lidhur me rrjetin kryesor evropian të energjisë elektrike, duke e ndihmuar atë që del prej territ shkaku i sulmeve ruse.

Fuqia po rrjedh nga Ukraina në BE dhe anasjelltas, përmes Rrjetit Evropian Kontinental, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në Twitter.

Ai tha se ishte mirënjohës për zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian që bënë ndryshimin, raporton bbc.

Lexo po ashtu Gjithçka që po ndodh në Ukrainë

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen tha se masa do të “mbajë dritat dhe shtëpitë të ngrohta në këto kohë të errëta”.

“Në këtë fushë, Ukraina është tani pjesë e Evropës”, tha Komisioneri i BE-së për Energjinë, Kadri Simson.

Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën, ka pasur gjithashtu sinkronizimin e energjisë elektrike me rrjetin evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version