Telegrafi

Ukraina kryen sulme të shumta me artileri në drejtim të trupave ruse që po tërhiqeshin nga pozicionet e tyre

Disa pamje të publikuara nga luftimet në Ukrainë si duket tregojnë një sulm intensiv nga forcat e artilerisë ukrainase kundër ushtarëve rusë të cilët po tërhiqeshin nga pozicionet e tyre.

Siç raportohet, pamjet u publikuan fillimisht nga Brigada e 3-të Sulmuese, një brigadë e Forcave Tokësore të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Videoja fillimisht me një mori të trupave ruse që si duket po tërhiqeshin nga pozicionet e tyre.

Pas disa çasteve pasojnë sulme të shumta me artileri ukrainase në drejtim të forcave ruse.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet por kjo brigadë është e angazhuar në betejën për Bakhmut, qyteti ku janë zhvilluar luftimet më të ashpra prej sa ka filluar lufta.

Lexo po ashtu Ukrainasit mbrojnë pozicionet në Andriivka - publikohen pamjet e luftimeve të ashpra

Ushtarët e forcave ukrainase janë duke mbrojtur pozicionet e tyre në qytetin Andriivka që gjendet 9.6 kilometra larg Bakhmutit. /Telegrafi/