Telegrafi

Ukraina kryen sulm të fuqishëm me artileri drejt një pozicioni të rusëve, disa prej tyre ia mbathin nga paniku

Disa pamje të publikuara nga The Sun tregojnë sulmin e fuqishëm që kanë kryer ukrainasit në drejtim të të një pozicioni të ushtarëve rusë me predha artilerie.

Në bazë të asaj që shihet, tre ushtarë rusë mbetën të vrarë nga ky sulm, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, disa të tjerë që i shpëtuan sulmit ia mbathën shpejt nga aty për shkak të frikës se do të goditeshin.

Së paku katër prej tyre u panë derisa humbën kontrollin nga paniku dhe filluan të vraponin larg pikës së shpërthimit.

Nuk dihet saktësisht se në cilën zonë janë xhiruar pamjet. /Telegrafi/