Site icon Telegrafi

Ukraina konfirmon fillimin e kundërofensivës në Kherson, zotohen për rikthimin e kontrollit në këtë rajon

Ukraina konfirmon fillimin e kundërofensivës në Kherson, zotohen për rikthimin e kontrollit në këtë rajon

Ushtria ukrainase ka filluar sot kundërofensivën e shumëpritur kundër forcave ruse në jug të vendit.

Zëdhënësja e komandës së ushtrisë ukrainase, Natalia Humeniuk, ka konfirmuar ofensivën gjatë një konference për media, ku theksoi se atyre përfshihet rajoni i Khersonit, transmeton Telegrafi.

Ukraina vazhdimisht ka theksuar se ka për synim rikthimin e pjesë jugore të vendit në veçanti qytetin e Khersonit, kryeqyteti i vetëm i një rajoni që Rusia ka arritur ta marrë nën kontroll që kur filloi pushtimin e Ukrainës.

Lexo po ashtu Suedia me "paketë të re ndihme ushtarake" për Ukrainën

Ky rajon shtrihet në veri përgjatë Gadishullit të Krimesë, dhe brigjet e saj gjenden në Detin e Zi dhe atë të Azovit.

Humeniuk ka shtuar se sulmet mbi ushtrinë ruse në jug ka për qëllim dobësimin e forcave të armikut, ku shumë municion të ushtrisë ruse kanë arritur të sekuestrojnë javëve të fundit.

Megjithatë ka refuzuar të japë detaje për kundërofensivën e re, nga frika se mund të ekspozojë diçka që do të rrezikonte tërë operacionin dhe jetën e ushtarëve ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version