Telegrafi

Ukraina kërkon përjashtimin e Rusisë nga Interpoli

Ukraina ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga Organizata e Policisë Ndërkombëtare e njohur si Interpol, duke i akuzuar për abuzim me organizatën që po e shfrytëzon për të targetuar oponentët politikë në mbarë botën dhe në Ukrainë.

Ministri i brendshëm ukrainas, Denis Monastyrsky, ka kërkuar përjashtimin e menjëhershëm të Rusisë nga Interpoli, transmeton Telegrafi.

“Rusia do të duhej të përjashtohej nga Interpoli për shkelje të principeve themelore dhe keqpërdorimin e veglave të këtij institucioni, për të mbuluar krimet dhe persekutuar kundërshtarët politikë në veçanti ata në Ukrainë”, thuhej në një transmetim të publikuar nga Hromadske.

Interpoli është polici ndërkombëtare e fokusuar në ndarjen e informacioneve mes 195 shteteve anëtare – që kanë për qëllim alarmimin dhe ndaljen e aktiviteteve kriminale nëpër vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/