Telegrafi

Ukraina kapi peng së paku 10 ushtarë rusë, publikohen pamjet

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar pamjet ku kapën peng së paku 10 ushtarë rusë.

Nuk dihet se në cilën u kapën ushtarët rusë por luftimet janë duke u zhvilluar në lindje të vendit, transmeton Telegrafi.

Pamjet u shpërndanë në rrjetin social X nga Operativno_ZSU, llogaria ukrainase që vazhdimisht ka raportuar për luftimet në vijën e frontit.

Derisa ushtarët rusë qëndronin ulur dhe duart i kishin vendosur në kokë, së paku tre ushtarë të forcave ukrainase po i kontrollonin ata për armë të mundshme. /Telegrafi/