Site icon Telegrafi

Ukraina ka rimarrë qytete dhe pozicione në lindje të Kievit

Ministria e Mbrojtjes (MM) tha këtë mëngjes se Ukraina ka arritur të rimarrë nën kontroll qytete dhe pozicione mbrojtëse deri në 35 kilometra në lindje të kryeqytetit të Kievit.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha se “Kundërsulmet ukrainase dhe kthimi i forcave ruse në linjat e furnizimit, kanë lejuar që Ukraina të rimarrë qytete dhe pozicione mbrojtëse deri në 35 kilometra në lindje të Kievit”.

“Forcat ukrainase do të përpiqen të shtyjnë forcat ruse përgjatë aksit veriperëndimor nga Kievi drejt fushës ajrore Hostomel”, shkruan më tutje në njoftim.

Në jug të Ukrainës, forcat ruse janë ende duke u përpjekur të mbajnë pozicionet në Mykolaivin, ndërsa synojnë të lëvizin drejt perëndimit Odesës.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version