Trupat ukrainase kanë filluar që kundër rusëve të përdorin taktikën e tyre luftarake – që tanket e vjetra t’i shndërroje në bomba gjigante.
Zëdhënësi i Brigadës së 128-të të ushtrisë ukrainase ka shkruar të dielën në Facebook se kjo njësi ka “përdorur taktikën e re kundër rusëve në rajonin e Zaporizhzhia, tankun trofe kamikaz”, shkruan Business Insider.
E postimin në gjuhën ukrainase e ka përkthyer në anglisht mediumi ukrainas Pravda, transmeton Telegrafi.
Taktikën që Rusia e përdori në sulmet e saj në Ukrainë, për të shkaktuar shpërthime të fuqishme siç edhe mund të shihet në minutën 01:02 në videon e publikuar më poshtë.
Brigada ukrainase përdori tankun e sekuestruar rus, përkatësisht tankun shumë të vjetër T-62, i cili ishte përdorur më herët në luftë.
Zëdhënësi Yaroslav Halas ka thënë se shoferi ukrainas i tankut është dashur ta vozit tankun e mbushur me eksploziv pothuajse deri te objektivi. Më pas ka kërcyer dhe ka ikur sa më shpejt që ka mundur – duke aktivizuar eksplozivin në tank përmes telekomandës.
Ai pranoi se operacioni nuk ka shkuar sipas planit, pasi tanku i tij hasi në minë para se të arrinte në barrikadat ruse.
Por, thkesoi se shpërthimi që pasoi, ishte aq i fortë sa që nuk e ndaloi më asgjë këmbësorinë ukrainase.
Halas bëri të ditur se emri i shoferi të tankut është Vasil Dudinec, për të cilin tha se i është bashkuar ushtrisë ukrainase në mars të vitit të kaluar, një muaj pasi Rusia filloi pushtimin në Ukrainë.
Ai citoi Dudinecin që tha: “Natyrisht, kam qenë i vetëdijshëm se mund të mos kthehesha më. Por, që tanku do të goditej dhe eksplozivi të aktivizohej, do të ishte vdekje momentale”.
Në Facebook, Brigada e 128-të e ukrainasve përdori tankun rus T-62, të sekuestruar kur trupat ruse braktisën Khersonin në vjeshtën e kaluar.
Brigada e përshkroi T-62 si të vjetër dhe të dëmtuar, e pikërisht për këtë e përdorën si traktor para se të vendosnin ta shndërronin në bombë lëvizëse. /Telegrafi/
Video showing a Russian T-54/55 tank loaded with explosives being used as a VBIED. It appears to strike a mine and get hit with an RPG before reaching Ukrainian lines. Story: https://t.co/c9rbertrgc pic.twitter.com/Xr14Izg8Qt
— Task & Purpose (@TaskandPurpose) June 21, 2023