Site icon Telegrafi

Ukraina identifikon 600 rusë të dyshuar për krime lufte

Kryeprokurorja e Kievit, tha se Ukraina ka identifikuar 600 rusë të dyshuar për krime lufte dhe se ka filluar ndjekjen penale për 80 prej tyre.

“Lista e të dyshuarve përfshin zyrtarë të lartë të ushtrisë, politikanë dhe agjentë rusë”, deklaroi kryeprokurorja Iryne Venediktova gjatë një konference të mbajtur në Hagë gjatë ditës së martë, ku u takua me homologët e saj nga vendet e tjera.

Ajo shtoi tutje se rreth 200 deri në 300 raste të reja të krimeve të luftës zbulohen çdo ditë, përcjell Telegrafi.

Irina Venediktova, kryeprokurore e Kievit.

Venediktova bëri të ditur se Estonia, Letonia dhe Sllovakia kanë vendosur që t’i bashkohen një ekipi ndërkombëtar të hetuesve në Ukrainë, ekip i cili fillimisht u formua nga Ukraina, Lituania dhe Polonia gjatë muajit mars, në mënyrë që të shkëmbejnë informacione në lidhje me hetimet e tyre mbi dyshimet për krime lufte dhe për krime ndaj njerëzimit.

Ata po bashkëpunojnë së bashku me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila filloi hetimet e saj mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë qysh në fillimet e muajit mars.

Zyra e prokurorit të GJND-së, Karim Khan, dërgoi në Ukrainë një ekip prej 42 hetuesve, ekspertë të mjekësisë ligjore dhe personel mbështetës, ndërsa Khan gjatë konferencës deklaroi se GJND po punon për hapjen e një zyre në Ukrainë në mënyrë që të mbështesin hetimet që po bëhen atje, /Telegrafi/

Exit mobile version