Site icon Telegrafi

Ukraina ia rrëzon Rusisë tre aeroplanë të fuqishëm luftarak

Forcat ukrainase kanë rrëzuar tre aeroplanë luftarakë rusë, ka thënë shefi i forcave ajrore të Kievit.

“Mëngjesin e 17 shkurtit 2024, në pjesën lindore, njësitë e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës shkatërruan tre njeherazi tre aeroplanë rusë dy prej tyre ishin të tipit SU34 dhe njëri ishte Su-35”, shkroi Mykola Oleshchuk në Telegram, transmeton Telegrafi.

Nëse pretendimet rezultojnë të vërteta këto do të përfaqësonin një humbje financiare për Rusinë prej më shumë se 100 milionë dollarë, megjithëse raportimet nuk janë verifikuar nga mediet perëndimore.

Ukraina ka marrë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore nga vendet perëndimore, duke i mundësuar të vënë në cak aviacionin rus në mënyrë më efektive.

Lexo po ashtu Pse nuk është i rëndësisshëm pushtimi rus i Avdiivkas, tregon analisti ushtarak britanik

Situata e luftimeve vazhdon të mbetet tensionuese në lindje të Ukrainës, gjegjësisht në rajonin e Donbasit.

Më 24 shkurt bëhen zyrtarisht 2 vjet prej se filloi lufta në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version