Rusia ka hedhur bomba fosfori mbi fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, si shenjë “hakmarrje” pasi Ukraina fitoi në Eurovision, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.
“Ferri ka ardhur në Tokë. Në Azovstal”, ka shkruar përfaqësuesi i komunës së Mariupolit, Petro Andriushchenko në Telegram, ku edhe postoi një video të sulmit ku shihen duke rënë bombat mbi fabrikë, transmeton Telegrafi.
Andriushchenko gjithashtu ka publikuar imazhet e bombave ruse me mbishkrim, që sipas tij janë hedhur mbi fabrikë si kundërpërgjigje ndaj fitores së Ukrainës në Evrovizion që u mbajt në qytetin italian – Torino.
Ndryshe Ukrainë po ballafaqohet me agresionin rus që nga 24 shkurti, kur me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të fillojnë pushtimin e Ukrainës. /Telegrafi/
Peter Andriuschenko, adviser to the mayor of #Mariupol, published a video which seems to show the use of phosphorus bombs in #Azovstal. pic.twitter.com/bArzI5sQBd
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2022