Qeveria e Ukrainës ka emëruar shefin e policisë kombëtare, Ihor Klymenko si ushtrues detyre të ministrit të brendshëm, ka thënë kryeministri, Denys Shmyhal.
Ky i fundit njoftoi emërimin disa orë pasi ministri i mëparshëm, Denys Monastyrskyi, ndërroi jetë pas një përplasje të një helikopterit pranë Kievit.
Ai tha se Klymenko ishte emëruar zyrtarisht në rolin e zëvendësministrit të brendshëm, por do të përmbushte përgjegjësitë e ministrit, raporton skynews.
Kujtojmë se në rrëzimin e helikopterit pranë Kievit ku humbën jetën 14 persona.
Zyrtarët kanë thënë se është shumë herët për të ditur se çfarë e shkaktoi përplasjen.
Shefi i policisë kombëtare konfirmoi se ministri i brendshëm, Denys Monastyrskyi ishte vrarë së bashku me zëvendësin e parë, Yevheniy Yenin dhe sekretarin e shtetit të ministrisë, Yurii Lubkovych.
Monastyrskyi ishte 42 vjeçare dhe ishte ministër i Brendshëm që nga korriku 2021. /Telegrafi/