Telegrafi

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit e luftës pak orë para Vitit të Ri

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer të burgosurit e luftës pak orë para Vitit të Ri, kanë bërë të ditur të shtunën nga zyra e presidentit ukrainas.

Shefi i zyrës së presidentit ukrainas në Kiev, Andriy Yermak, tha se 140 ushtarë ukrainas janë kthyer në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Rusisë i janë rikthyer 82 ushtarë, kurse akoma nuk është bërë e ditur lokacioni dhe koha kur ka ndodhur shkëmbimi i të burgosurve të luftës.

Ushtarët rusë që janë shkëmbyer, shumica ishin të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin e Moskës për trajtim të mëtutjeshëm.

Në anën tjetër, në mesin e ukrainasve ishin edhe tetë gra. E shumica e të burgosurve ishin nga plagosurit nga qyteti port Mariupol që kishte rënë në duart e rusëve pas luftimeve të ashpra.

“Mirë se na vini më të dashurit tanë”, ka shkruar në Telegram, shefi i zyrës së presidentit ukrainas Yermak. /Telegrafi/