Telegrafi

Ukraina dhe Rusia nuk arrijnë marrëveshje të re për shkëmbimin e të burgosurve

Ukraina dhe Rusia nuk kanë arritur marrëveshje të re për shkëmbimin e të burgosurve gjatë negociatave në Turqi.

Shtohet se i dërguari i Moskës i tha agjencisë së lajmeve AFP se deklaratat e saja të mëparshme për një shkëmbim të mundshëm ishin keqinterpretuar.

Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Tatiana Moskalkova u takua me homologun e saj ukrainas, Dmytro Lubinets në Ankara, raporton skynews.

Media shtetërore turke më vonë e citoi atë të thoshte se ishte rënë dakord për një shkëmbim të më shumë se 40 të burgosurve nga të dyja palët.

Por Moskalkova tani ka konfirmuar se këto shifra i referohen numrit të njerëzve që janë shkëmbyer në të kaluarën. Ajo tha se dikush i ka keqkuptuar komentet e saja.

Ndryshe, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra ushtarë dhe të burgosur të tjerë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. /Telegrafi/