Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën pas një zjarri që shpërtheu në termocentralin gjigant bërthamor Zaporizhzhia.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse kishin ndezur një zjarr në uzinë, e cila është pushtuar nga forcat e Moskës për më shumë se dy vjet.
Ndërkohë, forcat ruse thanë se zjarri u shkaktua nga bombardimet ukrainase.
Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se pa “tym të fortë të errët” që vinte nga objekti – por tha se nuk kishte “asnjë ndikim të raportuar” për sigurinë bërthamore.
Bëhet e ditur se zhvillimi vjen pasi trupat ukrainase kanë avancuar deri në 30 kilometra brenda Rusisë, në inkursionin më të thellë dhe më domethënës që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.
Të dielën, Yevgeny Balitsky, guvernatori i instaluar nga Kremlini i Zaporizhzhia, tha se një zjarr kishte shpërthyer në kullat ftohëse të termocentralit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Ai fajësoi bombardimet ukrainase, por kërkoi “qetësi”, duke shtuar se nuk kishte pasur rritje të rrezatimit rreth uzinës.
Zelensky tha gjithashtu se nuk kishte asnjë rritje të rrezatimit ose rrezik të një rrjedhjeje bërthamore – por akuzoi Rusinë për ndezjen e qëllimshme të zjarrit në një përpjekje për të “shantazhuar” Kievin.
Enerhodar. We have recorded from Nikopol that the Russian occupiers have started a fire on the territory of the Zaporizhzhia Nuclear Power Plant.
Currently, radiation levels are within norm. However, as long as the Russian terrorists maintain control over the nuclear plant, the… pic.twitter.com/TQUi3BJg4J
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 11, 2024
Siç raportohet, së fundmi Vladimir Rogov, një zyrtar tjetër i instaluar në Kremlin, tha se zjarri ishte “shuar plotësisht”.
Ndryshe, termocentrali bërthamor ka qenë nën kontrollin e trupave dhe zyrtarëve rusë që nga viti 2022.
Nuk ka prodhuar energji për më shumë se dy vjet dhe të gjashtë reaktorët kanë qenë në mbyllje të ftohtë që nga prilli.
Zjarri vjen vetëm një ditë pasi presidenti Zelensky pranoi për herë të parë se ushtria e tij po kryen një ofensivë ndërkufitare brenda rajonit perëndimor të Kurskut të Rusisë.
Në fjalimin e tij, Zelensky tha se ushtria e Ukrainës po e shtyn luftën në “territorin e agresorit”. /Telegrafi/