Ukraina dhe Kroacia kanë rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për eksportin e grurit ukrainas.
Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm ukrainas, pohoi arritjen e marrëveshjes sot pas bisedimeve me homologun kroat, raporton skynews.
Në përgjigje të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi këtë muaj, Kroacia bëri një ofertë për të përdorur rrjetin e saj hekurudhor dhe portet përgjatë detit Adriatik si rrugë alternative për transportin e grurit ukrainas.
Ukrainian Foreign Minister Dmytro Kuleba has said that Kyiv has reached an agreement with Zagreb on the use of Croatian ports on the Danube and the Adriatic Sea for the transportation of Ukrainian grain. pic.twitter.com/D1glZ98sV0
— NEXTA (@nexta_tv) July 31, 2023
Kujtojmë se Rusia përmes raketave ka shkatërruar rreth 180 mijë tonë grurë brenda nëntë ditëve gjatë këtij muaji që po lëmë pas, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Forcat e presidentit rus, Vladimir Putin kryen sulme ajrore në infrastrukturën e portit ukrainas disa herë pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit që i kishte lejuar ukrainasit të eksportonin në mënyrë të sigurt grurin.
Ndryshe, Rusia njëanshëm ka ndërprerë marrëveshjen për transportimin e sigurt të drithërave ukrainase, të cilin dakordim e kishin ndërmjetësuar Turqia dhe Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/