Telegrafi

Ukraina bllokon eksportimin e drithërave, sheqerit – kripës e mishit

Eksportimi i thekrës, elbit, sheqerit, kripës dhe mishit, do të ndalohen deri në fund të këtij viti në Ukrainë.

Ukraina është vendi i katërt në botë sa i përket eksportit të miellit, ku 20 për qind mbulon Bashkimin Evropian me grurë, transmeton Telegrafi.

Me këtë nënkuptohet se mund të ketë mungesë të produketeve ushqimore në kontinentin e Evropës për shkak të këtyre ndryshimeve.

Gjithashtu bllokun e BE-së e mbulon me shumë produkte tjera ushqimore – përfshirë atë me mjaltë që shkon deri në 80 për qind. /Telegrafi/