Site icon Telegrafi

Ukraina i bën thirrje Kinës të dënojë barbarizmin e Rusisë

Ukraina i ka bërë thirrje Kinës që ti bashkohet Perëndimit duke dënuar pushtimin rus, pasi ky vend mëton të mbajë një lloj distance diplomatike nga kjo luftë.

“Kina mund të jetë element i rëndësishëm në sistemin e sigurisë globale, kuptohet nëse merr vendimin e duhur – duke mbështetur koalicionin e vendeve të civilizuara dhe ta dënojë barbarizmin e Rusisë”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailoo Podolyak, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Konvoji i autobusëve me kufomat e ushtarëve të vrarë rusë në Ukrainë, udhëtojnë natën për në Bjellorusi për të mos tërhequr shumë vëmendje

Kina kishte vendosur të abstenoj në Kombet e Bashkuara gjatë votimit ku dënohej pushtimi rus, e zyrtarët amerikanë së fundmi kanë thënë se Kina ka sinjalizuar një lloj gatishmërie për t’i ofruar asistencë ushtarake Rusisë.

Në një bisedë telefonike prej afro dy ore që e zhvilluan presidenti kinez Xi Jingping dhe presidenti amerikan Joe Biden, ky i fundit ka thënë se çfarëdo mbështetje që i ofrohet Rusisë nga Pekini do të ketë kosto. /Telegrafi/

 

Exit mobile version