Telegrafi

Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Forcat ukrainase kanë rrëzuar të 13 dronët rus të lëshuar gjatë natës, ka njoftuar komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk.

Bëhet e ditur se dronët janë shkatërruar nga njësitë anti-ajrore të Ukrainës dhe grupet në Kherson, Dnipropetrovsk, Poltava, Vinnytsia, Khmelnytskyi, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk.

Siç raportohet, Rusia i ka lëshuar 13 dronët Shahed nga pozicionet e saj në Kepin Chauda në Krime dhe qytetin port të Primorsko-Akhtarsk të detit Azov.

Shpërthime ka pasur kryesisht në qendrat rajonale të Khmelnytskyi dhe Ivano-Frankivsk, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë shpërthime të mëdha teksa sulmohet baza ajrore ruse në Krime

Me këtë sulm thuhet se Rusia ka synuar edhe infrastrukturën kritike të vendit, pa specifikuar objekte.

Deri më tani, nuk janë regjistruar dëme dhe viktima.

Ndryshe, sulmet me dronë janë dukuri e përditshme në Ukrainë dhe prekin rajone të ndryshme të vendit.

Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë zonat civile, me serinë e fundit të bombardimeve intensive që synojnë infrastrukturën energjetike me qëllim të dukshëm për të shkaktuar dëme në rrjetin e Ukrainës. /Telegrafi/