Forcat speciale ukrainase thuhet se kanë shkatërruar dy sisteme kundërajrore ruse në rajonin e Belgorodit, dhe kanë rrëzuar 18 raketa nga 51 të lëshuara nga Rusia në drejtim të ukrainasve.
Drejtoria Kryesore e Inteligjencës së Ukrainës (HUR), ka publikuar pamjet që tregojnë sulmet e sotme.
Gjatë këtij sulmi janë shkatërruar dy sisteme raketash tokë-ajër Pantsir-S1 me vlerë 15 milionë dollarë secila, dhe shumë dronë të tipit Shahed.
Ndryshe, Belgorodi së fundmi ka evakuuar 300 banorë si pasojë e avancimit të sulmeve ukrainase.
Prej fillimit të luftës e deri më tash, ka një numër të madh të viktimave ruse, për të cilat shteti i tyre nuk ka pranuar të deklarohet.
Megjithatë, inteligjenca amerikane ka vlerësuar se rreth 350 mijë trupa ruse janë vrarë ose plagosur deri më tash. /Telegrafi/