Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 sabotues, përfshirë 14 grupe infiltrimi, që nga fillimi i pushtimit rus, thotë kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov.
Zhyrnov thotë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.
“Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, duke përfshirë ato për zjarrin e vërtetë”, thotë Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian.
Me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, edhe për një mbrojtje afatgjate, thotë ai.
Situata në Kiev kuptohet se është nën kontroll, megjithëse bombardimet ruse kanë vazhduar brenda dhe rreth kryeqytetit që nga fillimi i pushtimit, raporton bbc.
Ndryshe, ukrainasit kanë vrarë javë më parë edhe njërin prej negociatorëve të tyre pasi dyshohet se ishte agjent pro-rus në bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë. /Telegrafi/