Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës (PGO) tha se ka identifikuar një banor të Kramatorsk-ut, i cili mund të ketë ndihmuar Rusinë të drejtojë raketën që goditi restorantin të martën në mbrëmje.
PGO-ja tha në Telegram se i dyshuari i dërgoi një video të restorantit dhe makinave aty pranë një përfaqësuesi të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, të kontrolluar nga Rusia.
I dyshuari videon e kishte dërguar pak para sulmit, transmeton Telegrafi.
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës SBU tha se i dyshuari u arrestua.
Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Ndryshe nga sulmi me raketa në Kramatorsk mbetën të vrarë 10 persona. /Telegrafi/