Telegrafi

Ukraina akuzon Rusinë për përdorimin e ‘granatave kimike’

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka përdorur dhjetëra granata që përmbajnë një substancë helmuese kundër trupave të saj javën e kaluar.

Kimikatet shkaktuan asfiksim dhe lot te anëtarët e ushtrisë ukrainase në Zaporizhzhia, raportoi Ukrinform, duke cituar Dmytro Lykhoviy, kreun e marrëdhënieve me publikun në Grupin Operacional dhe Taktik Tavria, transmeton Telegrafi.

“Sa i përket Zaporizhzhisë dhe këtij seksioni të frontit, ka informacione shqetësuese – rusët po përdorin gjithnjë e më shumë municione me një substancë helmuese”, tha ai për televizionin ukrainas.

“Gjatë javës së kaluar, nga e hëna në të dielën, rreth 60 granata u hodhën me një agjent helmues asfiksues, kryesisht kloropicrinë ose diçka të ngjashme”, shtoi Lykhoviy.

Rusia nuk i ka komentuar publikisht këto pretendime, por më parë ka mohuar përdorimin e armëve kimike në luftë. /Telegrafi/