Telegrafi

UFC po përgatitet për meçin e katërt të McGregor kundër Poirier

Dustin Poirier është ende i pasigurt se kur do të kthehet në tetëkëndëshin e UFC, por tashmë kanë filluar thashethemet e para për një meç tjetër ndaj Conor McGregor.

Pa asnjë luftë këtë vit, lufta e Poirier kundër Nate Diaz ende nuk është konfirmuar, me vetë luftëtarin që duhet të dalë dhe të shpjegojë situatën.

“Nuk e di se çfarë po ndodh. Nuk kam dëgjuar nga askush në dy muajt e fundit”, ka shkruar Poirier në Twitter kur u pyet për luftën me Diaz.

Lexo po ashtu Trilogjia me McGregor, dueli me Nate Diaz apo pensionimi – disa nga opsionet e Poirier pas humbjes nga Oliveira

Prandaj, ish pretendenti për titull në peshën e lehtë pranon se kompania nuk e ka telefonuar atë muajt e fundit, kështu që ai nuk e di se cila do të jetë lufta e tij e ardhshme, apo as kur do të jetë.

Megjithatë, Poirier dukej i etur për idenë me një revansh me irlandezin McGregor.

“Ndoshta”, u përgjigj Poirier, duke sugjeruar se një tjetër luftë me McGregor mund të ishte në skenë.

Lexo po ashtu McGregor publikon pamje nga stërvitja - fansat janë shumë të shqetësuar për kthimin e tij në UFC

Irlandezi u rikthye në stërvitje të plotë këtë muaj pasi pësoi një thyerje të këmbës në ndeshjen e tretë të trilogjisë.

Edhe pse luftëtari i lindur në Luiziana më parë tha se nuk do të ishte i interesuar për një përplasje të katërt, Dana White mund të ketë plane të tjera për kthimin e McGregor. /Telegrafi/