Telegrafi

UFC e nderoi Kobe Bryantin dhe tetë viktimat tjera të aksidentit, legjenda e basketbollit kishe aksione në MMA

Është mbajtur gara e 247 në UFC me disa ndeshje fantastike.

Por kjo garë është hapur fillimisht me nderim për ish-basketbollistin e famshëm Kobe Bryant.

Palestra Toyota Center nër Houston u kaplua në heshtje për nëntë sekonda, për ta nderuar Bryant dhe tetë viktimat tjera.

Pastaj është publikuar në ekranin e madh një video për nderë të legjendës së basketbollit amerikan.

Kujtojmë që ditë më parë presidenti i UFC-së, Dana White kishte njoftuar se Bryant kishte aksione në këtë kompani.

Madje disa ditë para se të gjente vdekjen, ikona e Lakers kishte marrë një pjesë nga fitimi rekord që kishte MMA për vitin 2019.

Lexo po ashtu Dana White zbulon se ikona e NBA ishte një investitor i madh në UFC dhe do të nderohet garën e radhës

White kishte deklaruar se Bryant ishte pishman që nuk kishte investuar më shumë në UFC.

Gjithsesi pas përfundimit të videos të gjithë të pranishmit ishin në këmbë duke duartrokitur dhe nderuar ikonën e NBA-së. /Telegrafi/