UEFA ka publikuar listën zyrtare me tre finalistët të cilët do të garojnë për të fituar çmimin “Lojtari i Vitit”.
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk janë nominuar në çmimin 2018/19 për Lojtarin e Vitit nga UEFA.
Fituesi do të zgjidhet gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Monaco të enjten më 29 gusht.
✨NOMINEES: 2018/19 UEFA Men's Player of the Year✨
⭐️ Leo Messi
⭐️ @Cristiano Ronaldo
⭐️ @VirgilvDijk🗓️ #UEFAawards winners announced at the #UCLdraw, 29 August 🏆 pic.twitter.com/SLaIUWH62p
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 15, 2019
Lista e shkurtër e tre lojtarëve u zgjodh nga një juri që përbënte 80 trajnerët e klubeve që morën pjesë në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve 2018/19 (32) dhe Ligës së Evropës (48).
Së bashku me ta ishin edhe 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi Evropian i mediave të Sportit (ESM), një nga secila nga shoqatat anëtare të UEFA-s.
Who would be your 2018/19 UEFA Men's Player of the Year? 🤔
⭐️ Leo Messi?
⭐️ @Cristiano Ronaldo?
⭐️ @VirgilvDijk?— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 15, 2019
Anëtarët e jurisë zgjodhën tre lojtarët e tyre të parë, me të parët duke marrë pesë pikë, tre për të dytin dhe një për të tretin. Trajnerët nuk u lejuan të votojnë për lojtarët nga ekipi i tyre.
Pas Messit, Ronaldon dhe Van Dijkut u renditen Alisson Becker, Sadio Mane, Mohamed Salah, Eden Hazard, Matthijs De Ligt dhe Frenkie De Jong. /Telegrafi/