Site icon Telegrafi

UEFA zhvendos Superkupën e Evropës nga Rusia në Athinë

(Fotomontazh: DailyMail)

UEFA ia ka hequr Rusisë të drejtën për mbajtjen e Superkupës Evropiane, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Qyteti i Kazanit duhej ta organizonte ndeshjen mes fituesve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Megjithatë, për shkak të konfliktit mes dy vendeve fqinje, UEFA ka vendosur ta zhvendosë ndeshjen në stadiumin Georgios Karaiskakis – shtëpia e Olympiacosit – në Athinë.

(Foto: FIFA)

Derisa në shkurt të vitit të kaluar, UEFA mori vendime për ndryshimin e finales së Ligës së Kampionëve që duhej të mbahej në St Petersburg – duke e zhvendosur në Stade de France, asokohe nuk kishte marrë vendim në lidhje me Superkupën e Evropës.

Dhe meqenëse konflikti nuk duket se do të përfundojë, shtëpia evropiane e futbollit ka vendosur që ta zhvendosë në Athinë më 16 gusht Superkupën e këtij sezoni. /Telegrafi/

Exit mobile version