Telegrafi

UEFA zgjedh formacionin e javës në Ligën e Kampionëve, mungojnë yje si Messi, Neymar e Mbappe (Foto)

UEFA ka zgjedhur 11 futbollistët apo formacionin më të mirë të javës së parë të ndeshjeve të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gjatë mesjavës, respektivisht të martën dhe mërkurën mbrëma u zhvilluar ndeshja e parë e sezonit të ri të Ligës së Kampionëve 2017/18.

Siç edhe pritej shumica e ndeshjeve u fituan nga skuadrat favorite, pa lënë shumë vende për befasi.

Megjithatë, formacioni i javës nga UEFA ka dhuruar befasitë e veta duke mos-përfshirë yje të mëdha si Lionel Messi, Neymar e Mbappe që patën paraqitje brilante.

Disa nga yjet që nuk mungojnë në këtë formacion dhe janë vlerësuar pozitivisht nga paraqitje janë: Cristiano Ronaldo, Harry Kane, Edinson Cavani, Joshua Kimmish, Sergio Ramos dhe Cesar Azpilicueta. /Telegrafi/

Formacioni i javës nga UEFA: