Telegrafi

UEFA u shkruan gjigantëve të Serie A: Milani, Interi, Juventusi dhe Roma dyshohet se kanë shkelur rregullin financiar

UEFA i ka shkruar Milanit dhe Interit për t’i informuar se ata nuk kanë respektuar rregullat financiare.

La Gazzetta dello Sport shkruan se FFP nuk është stopuar në hetime në kundërshtim me disa supozime të bëra gjatë pandemisë, por përkundrazi rregullat do të rishkruhen deri në muajin maj dhe do të hyjnë në fuqi nga sezoni 2024/25 e tutje.

Edhe buxhetet e klubeve më të mëdha evropiane janë prekur padyshim nga COVID-19, por UEFA ka gjetur se rreth 30 skuadra nuk arritën të përmbushin parametrat e rregullit financiar dhe mes tyre janë Interi, Milani dhe Roma, të cilët tashmë kanë marrë një raport me shkrim për këtë qëllim, me Juventusin që pritet t’i bashkohet kësaj liste.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Serie A

Në vitin 2020, UEFA tashmë ka përshtatur parametrat e saj të monitorimit pasi periudha trevjeçare u bë katërvjeçare, duke kombinuar kështu 2020 dhe 2021 për t’u dhënë ekipeve më shumë një shans për të rikuperuar të ardhurat dhe për të përmirësuar llogaritë e tyre, si dhe për t’u dhënë mundësinë për t’i mbuluar humbjet.

Megjithatë, nuk ishte e mjaftueshme. Klubet italiane nuk pritet të sanksionohen gjatë periudhës kalimtare që do të çojë në rregullat e reja, sepse nëse do të përjashtonin ndonjë ekip të Serisë A, do të duhej të hiqnin 29 të tjerë nga garat e tyre. /Telegrafi/