Site icon Telegrafi

UEFA shkruan për Valon Berishën dhe çmimin e marrë si lojtari i vitit

Valon Berisha të shtunën në ceremoninë e organizuar nga FFK, u zgjodh si “Lojtari më i mirë” për vitin 2016.

Kjo ka bërë që faqja e UEFA të shkruajë për këtë si një nga ngjarjet më interesante të javës.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme për mua”, i ka thënë Valon Berisha faqes UEFA.com.

Ai është lojtari i parë që e fiton këtë çmim prej se Kosova është anëtar i UEFA-s dhe FIFA-s.

“Viti 2016 ka qenë i jashtëzakonshëm për mua personalisht”, ka nënvizuar mesfushori i Salzburgut.

Ai e ka shënuar golin e vetëm deri më tani të Kosovës në kualifikime.

Berisha ka shënuar nga pika e bardhë në barazimin historik kundër Finlandës 1-1. /Telegrafi/

Exit mobile version