Site icon Telegrafi

UEFA sezonin e kaluar kishte parashikuar se Reali do e fitojë LK-në, por tashmë vjen me parashikimin për sezonin 2016/17

Reali i Madridit nuk ka asnjë shans të përsërisë suksesin e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, të paktën kështu thotë një parashikim i fundit nga organi më i lartë i futbollit evropian.

Pasi parashikoi me sukses vitin e kaluar se do të ishte Reali i Madridit fitues i Champions League, UEFA provon edhe këtë vit të bëjë parashikime, të cilat bazohen në statistikat e viteve të fundit të skuadrave pjesëmarrëse.

Lexo po ashtu Lucas: Mënyra e vetme për ta ndalur Messin është duke e lidhur

Sipas UEFA-s, këtë vit do të jetë Barcelona që do të ngrejë kupën me “veshët e mëdhenj”, të paktën sipas statistikave dhe fakteve të marra në konsideratë nga UEFA.

Në 11 sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve, 10 herë ky trofe është fituar nga skuadrat që kanë dalë të parat në grup, përjashtim ka bërë vetëm Interi. Asnjë ekip nuk ka mundur ta fitojë këtë trofe, nëse në fazën e grupeve ka pësuar më shumë se tetë gola dhe Borussia Dortmund, Benfica, Manchester City dhe Real Madrid e kanë kaluar këtë prag.

Që nga koha që LK ka ndryshuar format, asnjë klub që kalon fazën e grupeve për herë të parë në historinë e tij nuk ka arritur të fitojë trofeun, një fakt që “dënon” Leicesterin e Ranierit.

Lexo po ashtu Erdhi si 19 vjeçar dhe u kthye në legjendë të klubit – 500 ndeshje me Realin dhe 66 gola si mbrojtës

Megjithatë, këto mbeten vetëm në rangun e parashikimeve dhe të gjitha skuadrat që janë ende në garë kanë mundësinë për të bërë të tyrin trofeun më të rëndësishëm në Evropë në nivel klubesh.

Exit mobile version