Telegrafi

UEFA publikon kandidatët për ‘Futbollisti më i mirë në Evropë’

epa04900858 FC Barcelona's Lionel Messi (L) receives from UEFA president Michel Platini (R) his UEFA best player in Europe for 2014-2015 Award during the draw ceremony for the UEFA Champions League group stage at Grimaldi Forum in in Monte Carlo, Monaco, 27 August 2015. EPA/GUILLAUME HORCAJUELO

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka publikuar emrat e kandidatëve për futbollistin më të mirë të vitit në Evropë.

Kampionët e Evropës, Real Madrid kanë më së shumti futbollistë në këtë listë, pasi janë katër sosh nga ‘Los Blancos’.

Ndërkohë pas tyre vije Barcelona dhe Bayern Munich me nga dy të tjerë.

Lexo po ashtu Arsenali dëshiron nënshkrimin e super-talentit gjerman

I vetmi nga Juventusi është portier është , Gianluigi Buffon, ndërsa Atletico Madrid prezantohet me Antoine Griezmanin.

Kandidatët:

Gareth Bale (Real Madrid & Uells)
Gianluigi Buffon (Juventus & Itali)
Antoine Griezmann (Atlético Madrid & Francë)
Toni Kroos (Real Madrid & Gjermani)
Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë)
Thomas Müller (Bayern Munchen & Gjermani)
Manuel Neuer (Bayern Munchen & Gjermani)
Pepe (Real Madrid & Portugali)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid & Portugali)
Luis Suárez (Barcelona & Uruguai)