Portugalia është fituese e Ligës së Kombeve pasi në finale ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Holandën.
Luzitanët fillimisht mposhtën Zvicrën me rezultat 3-1, falë një tre golëshi nga Cristiano Ronaldo.
E pas triumfit të Portugalisë, shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të Ligës së Kombeve.
Në këtë formacion dominojnë futbollistë e dy ekipeve finaliste Portugalisë dhe Holandës që kanë nga katër lojtarë.
Përfaqësuesja e Zvicrës ka dy lojtarë, Mbapun në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Akanjin në qendër.
Ndërkohë në portë është portieri i Kombëtares angleze, Jordan Pickford. /Telegrafi/