UEFA ka vendosur të mos e dënojë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, pas rishikimit të raportit të gjyqtarit nga përplasja mes Los Blancos dhe Juventusit.
Ramos mungoi në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit, e cila përfundoi me fitoren e italianëve me rezultat 3-1.
Por, spanjolli u përfshi në një zënkë me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, pasi italiani pretendonte se Ramos gjendej brenda vijave të lejuara.
Raporti i gjyqtarit deklaroi se lojtari nuk ishte kurrë në vijat e fushës, pavarësisht largimit nga kutia e tij për të parë fazat përmbyllëse të lojë nga tuneli.
Me këtë informacion tani konfirmohet, UEFA e ka mbyllur çështjen dhe Ramos nuk do vuaj asnjë dënim.
Mbrojtësi spanjoll do të jetë në dispozicion për përzgjedhje për të dyja ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Shorti i Ligës së Kampionëve deshi që Real Madridi të shortohet me gjigantin gjerman, Bayern Munich.
Ndeshja e parë mes Bayernit dhe Realit do të zhvillohet më 24-25 prill në Allianz Arena, ndërsa ajo e kthimit më 1-2 maj në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/